Studentët kërkojnë që afati i prillit të jetë me dy provime

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka dorëzuar në Senatin e UP-së kërkesën që në afatin e prillit studentët të mund t’i paraqesin nga dy provime.

Parlamenti studentor ka njoftuar se këtë kërkesë e ka bërë moti, por se presin që të enjten të marrin një përgjigje definitive a do t’u pranohet ajo, shkruan Indeksonline.

“Parlamenti i UP-së ka bërë kërkesën që afati i prillit të jetë me dy provime. Kjo kërkesë është bërë shumë më parë, akoma pa hap afati por për arsye që Rektorati nuk ka organizuar mbledhje të senatit, kjo kërkesë ka qëndruar në sirtarë. Prandaj këtë të enjte më në fund do mbahet një mbledhje ku presim që kjo kërkesë të realizohet”, thonë në këtë organizatë.

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit