Sheshel kërcënon Çanakun, truproja e tij i shkakton plagë

Nenad Çanak, kryetar i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), u tha gazetarëve se pas një paraqitje në tv Hepi ishte kërcënuar nga lideri i Radikalëve të Serbisë, Vojisllav Sheshel, ndërsa ishte sulmuar fizikisht nga truproja e tij, i cili i kishte shkaktuar plagë, raporton “Danas” i Beogradit, transmeton Koha.net.

Sipas këtij burimi ai kishte shpëtuar nga më e keqja në saje të ndërhyrjes së deputetit nga Sanxhaku, Muamer Zukorliq, i cili i kishte ndihmuar Çanakut të dalë nga studiot e këtij televizioni.

Çanak e Sheshel kishin qenë mysafirë, njëri pas tjetrit në këtë televizion.

akuzoi të dënuarin e Hagës për krime lufte, Vojisllav Sheshelin, për sjellje e veprime të dhunshme si në vitet e nëntëdhjeta dhe kërkoi nga MPB e Serbisë të ndërmarrë masa.

“Ose shteti të bëjë punët e veta, ose do të detyrohemi vetë të bëjmë punët e saj”, është shprehur Çanak.

Çanak është ndër ata pak serbë që ka kundërshtuar politikat dhe veprimet nacional-shoviniste të regjimit të Millosheviqit dhe të të tjerëve si ky.

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit