6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Ligji i ri i pronave në Siri shpronëson 10 milionë njerëz të larguar nga lufta

Më shumë se 10 milionë sirianë, të cilët kanë braktisur vendin, janë lajmëruar që të kthehen dhe të konfirmojnë shtëpitë e tyre deri në fillim të majit, përndryshe ato do të shtetëzohen.

Ligji i ri i pronave që hyri në fuqi këtë muaj ka ngjallur frikën se qytetarët që kundërshtojnë Bashar al-Assadin përballen me ekzil të përhershëm dhe se komunitetet e tyre do t’i marrin besnikët e regjimit. Shumica e sirianëve që kanë braktisur vendin dhe atyre që janë spostuar brenda tij, e kanë të pamundur ose nuk duan që të kthehen në këtë situatë për të vërtetuar zotërimin e pronave të tyre. Për këtë arsye, ekspertët thonë se ligji i ri dhe koha e shkurtë që u lë njerëzve në dispozcion tregon qartë se ai po përdoret si një instrument ndryshimi demografik dhe inxhinieri sociale.

Ligji i ri i jep fuqi administratave lokale që të regjistrojnë sërish pronat në zonat e tyre, një lëvizje që kërkon praninë e pronarit. Ekspertët thonë se për miliona refugjatë sirianë, jashtë dhe brenda vendit, ky është një mision i pamundur, për të mos thënë vetëvrasës për ata që do të vendosin të kthehen.

Për regjimin, ligji është një mrekulli, pasi shërben si mjet vetting-u për ata që do të kthehen dhe si një mënyrë për të lënë pa asete rivalët politikë. Gjithashtu, e lejon regjimin që të konsolidojë pushtetin duke ripopulluar zonat strategjike të vendit me besnikë të tij, diçka që shuan çdo mundësi kundërshtimi në të ardhmen.

Ligji sirian u diskutua në një konferencë donatorësh mes BE-së dhe OKB-së në Bruksel gjatë kësaj jave, ku të pranishmit pranuan në heshtje se 1,5 milionë sirianë në kontinent do të mbesin aty. Një zyrtar i lartë i BE-së, në kushte anonimiteti u shpreh se ligji i pronave ishte gozhda e fundit e arkivolit për ata, pasi ligji përbën një masë ndëshkuese dhe jo rregullatore që forcon regjimin e Bashar al-Assadit

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Një qiell për Ajvaz Shehun

Enver Sulaj /… që sot, pas 27 vjetësh, ai ka një vendprehje…/ Do ta filloj me qiellin Këtë poezi për ty, Ajvaz Shehu Që sot është errësuar Është përskuqur Është...

Lajmet e Fundit