Në Suharekë e Prizren sekuestrohen armë

Rreth orës 07:30 minuta, Policia e Suharekës sot ka kryer bastisje në një shtëpi dhe në objektet përreth shtëpisë në fshatin Dragaqinë, ndërsa gjatë bastisjes ka gjetur dhe sekuestruar tri armë, njoftoi Policia në Prizren.

Janë sekuestruar:

Një pushkë gjysmë automatike (njëzetëshe) me 110 fishekë të kalibrit 7.62 mm;

një pushkë gjahu e llojit “Escort” me katër fishekë, dhe

një pistoletë “Kompakt” me 7 fishekë 9 mm.

Ndërkohë është informuar prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të ndiqet sipas procedurës së rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar.

Po ashtu, sot, rreth orës 09:40 minuta në një pikë kontrolli në rrugën “Tirana” në Prizren, një patrullë e Trafikut Rajonal e ka sekuestruar një pistoletë, e cila ishte gjetur në veturën e të dyshuarit. Pistoleta është e llojit “Zoraki” me dy fishekë. I dyshuari i këtij rasti është mbajtur në polici për 6 orë e më pas është lënë i lirë, në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit