4.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

18- vjet nga vrasja e “Drinit”

Në Prizren shënohet sot 18-vjetori i vrasjes së Ekrem Rexhës, i njohur në luftën për çlirimin e Kosovës si komandant “Drini”.

Homazhet bëhen në varrezat e dëshmorëve në Landovicë nga ora 10:00 deri në 11:00.

“Për të gjithë të interesuarit dyert e shtëpisë sonë janë të hapura për vizita”, njofton familja e “Drinit”, shkruan “PrizrenPress”.

“Drini” u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar.

Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, ndërsa siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit.

Komandant “Drini” ka themeluar Shoqatën e Veteranëve të Luftës në Prizren, që ishte e para e këtillë në vend./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vendim për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Masa e përkohshme vlen...

Arrestohen në Prizren dy të dyshuar për fajde, viktimës kërkuan t’ia marrin pronat në vlerë 1 milion euro

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore, sipas autorizimit nga Prokuroria...

Lajmet e Fundit