Haskuka kërkon nga mësimdhënësit pensionistë që të mos e padisin Komunën

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, kërkon nga mësimdhënësit pensionistë që të mos e padisin Komunën për mospagesën përcjellëse dhe shpërblimin jubilar.

Ai, premton se pagesa e pagave do të bëhet pas rishikimit të buxhetit.

“Kam kërkuar nga drejtori i Arsimit, që përmes sindikatave të ndikojnë te mësimdhënësit pensionistë që mos na padisin, sepse pagat e parapara me ligj do t’i marrin pas rishikimit të buxhetit”, tha Haskuka, shkruan “PrizrenPress”.

Mbi 30 mësimdhënës pensionistë kanë paditur Drejtorinë e Arsimit në Prizren, për mos zbatim të Kontratës Kolektive për Arsimin Parauniversitar.

Ata, përmes organeve të drejtësisë, po kërkojnë zbatimin e kësaj kontrate, përkatësisht pjesën për pagesën përcjellëse dhe shpërblimin jubilar.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj, konfirmon se mësimdhënësit që kanë dal në pension, kanë ngritur padi ndaj Drejtorisë së Arsimit.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha ndërkaq se mësimdhënësit pensionistë duke kërkuar të drejtën e tyre, po e dëmtojnë buxhetin e Komunës.

“Unë kërkoj nga mësimdhënësit që mos të na padisin, sepse pagat do t’i marrin.Këtë ua garanton ligji dhe unë do ta respektoj ligjin”, tha Haskuka.

“Komuna po dëmtohet nga paditë e mësimdhënësve, sepse po detyrohemi t’i paguajmë edhe shpenzimet e gjykatës”.

Kontrata Kolektive për Arsimin Parauniversitar, ia mundëson pensionistëve që t’i marrin deri në 6 paga në emër të pagave përcjellëse dhe asaj jubilare./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit