7.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Ka filluar rregullimi i varrezave të dëshmorëve në Malishevë

Këto ditë ka filluar rregullimi i hapësirës, përkatësisht ndërtimi i lapidarit në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, aty ku prehen të gjithë dëshmorët e Brigadës 122 “Imer Krasniqi”.

Ndërtimin dhe rregullimin e sheshit në këto varreza, është duke e bërë Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. Punimet në këtë kompleks, sot i kanë parë nga afër drejtori komunal i shërbimeve publike, Milazim Morina dhe ai i urbanizimit, Islam Vrenezi.

Ata janë ndarë të kënaqur me punimet që janë duke u bërë, e sidomos pjesa e ndërtimit të lapidarit, ku do të shkruhen edhe e të gjithë dëshmorëve.

Këto punime kanë filluar tani, në prag të shënimit të 16 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës dhe Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës, që lidhet me rënien e dëshmorit të parë, Imer Krasniqi, i rënë më 16 qershor të vitit 1998, dhe të dëshmorit të fundit, Mentor Gashi i rënë më 16 qershor të vitit 1999. Po ashtu më 16 qershor 1999 është çliruar Komuna e Malishevës.

Më Shumë

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

Një burrë është gjetur pa shenja jete të hënën në Prizren. Policia bën të ditur përmes raportit se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi...

Këndi Amerikan në Prizren shënon 20-vjetorin e themelimit

Këndi Amerikan në Prizren ka shënuar sot 20-vjetorin e themelimit, në një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe diplomatikë. Në aktivitet morën pjesë...

Lajmet e Fundit