Shkëmbi: Ja pse na mposhti Prishtina

Liria ka pësuar gol në minutën e katërt të lojës shtesë dhe është mposhtur nga Prishtina me rezultat 0:1. Trajneri i skuadrës prizrenase, Bledi Shkëmbi tregon se kush i motivoi futbollistët e tij për këtë angazhim.

“Prishtina kishte një motiv më të madh dhe kjo ishte arsyeja kryesore që arriti të fitojë. Ishte më kërkuese në pjesën e dytë. Kjo fitore ishte keq për ne, por ndoshta mirë për kampionatin për t’u bërë një finale në javën e fundit”, ka thënë Shkëmbi për Super Sport.

“Ndoshta nga motivimi që kishin lojtarët tanë që luanin kundër një emri si Prishtina, bëri që angazhimi të jetë më i madh dhe të mundohen të tregojnë më të mirën”, ka shtuar Shkëmbi, i cili edhe njëherë ka thënë se në edicionin e ardhshëm nuk do të jetë trajner i Lirisë.

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit