5.2 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Thirrja e Vetëvendosjes në Dragash për Ramush Haradinajn

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash, kërkon nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që të mos fuqizojë strukturat paralele serbe në Gorë.

“I bëjmë apel kryeministrit, Haradinaj, që mos të ndikojë në fuqizimin e këtyre strukturave, por të ndërmarr masa të menjëhershme për eliminimin e tyre, pasi të gjithë e dimë se ato paraqesin cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e VV-së në Dragash,transmeton “PrizrenPress”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në fshatin Brod të Dragashit.

Ai, atje banorëve u ka premtuar krijimin e një komune për ta.
Haradinaj këtë premtim e bëri në shënimin e Ditës së Goranëve në këtë fshat.

“Krijimi i një komune të re, asaj të Gorës nuk është humbje për shqiptarët kudo që janë as në Opojë, as në Prizren apo diku, përkundrazi u mundëson këtyre njerëzve të jetojnë dhe t’i kenë mundësitë për jetë dhe jam përkrahës i një komune në Gorë që jeta të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Kemi biseduar për mënyrën e jetesës për temat se çka mund të bëjë qeveria nacionale. Kjo është iniciativë e deputetit të nderuar Adem Hoxha, që është deputet goran në parlamentin e Kosovës dhe kam ardhur këtu me propozimin e deputetit që të informohem për gjendjen dhe proceset këtu”.

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash, vlerëson ndërkaq se, premtimi i Haradinajt është pasojë e votës së demarkacionit nga ana e deputetit nga komuniteti goran Adem Hodza.

“Në ditët kur po negociohej me deputetë për votimin e një marrëveshje që Kosovës i’a humbi rreth 8000 hektarë tokë, Adem Hodzes, deputetit nga Lista serbe, në këmbim të votës, iu premtua themelimi, apo thënë më mirë legjitimiteti i një komune të Gorës, pasi e njëjta është funksionale në kuadër të strukturave paralele serbe në Kosovë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Krusha e Madhe, plagë e hapur e gjenocidit

241 varre, prej tyre 64 pa emër, artefakte të krimit serb mbi popullatën civile, fotografi, intervista të shkruara dhe 200 videoincizime janë argumentet e...

Rahoveci 029 prezanton trajnerin e ri

Goran Samarxhiev nga Maqedoni e Veriut, është trajneri më i ri i Rahovecit 029. Rahoveci 029, të premten ka prezantuar trajnerin e ri, i cili...

Lajmet e Fundit