12.1 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Gashi: Kosova së shpejti në Eurimages

Gjatë qëndrimit në Festivalin e Kanës, Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga fondi më i madh evropian i filmit Eurimages.

Në këtë ngjarje, njoftimi nga kjo Ministri thotë se Gashi është takuar me drejtorin e Eurimages Roberto Ola, me të cilin bisedoi për procedurat e aplikimit të Kosovës në këtë organizatë, me ç’rast veçoi rëndësinë që ka anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë.

Gjithashtu, ai u takua edhe me përfaqësues tjerë të shteteve anëtare të Eurimages si atë të, Bullgarisë, Jana Karaivanova dhe atë të Qipros Diomides Nikita.

Kosova pritet se shpejti të aplikojë në këtë organizatë evropiane e cila do të ndikojë shumë në zhvillimin e mëtejmë të kinematografisë në Kosovë dhe bashkëprodhimet ndërkombëtare.

Kujtojmë se Eurimages është fondi i Këshillit të Evropës për bashkëprodhimin, shpërndarjen, ekspozimin dhe digjitalizimin e veprave kinematografike evropiane, transmeton Koha.net. Ajo synon të promovojë industrinë e filmave evropian duke inkurajuar prodhimin dhe shpërndarjen e filmave dhe duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet profesionistëve. Eurimages është e vendosur në Strasburg të Francës.

Më Shumë

Totaj për koalicionet e Vetëvendosjes në Prizren: “Të panatyrshme”

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka reaguar pas finalizimit të koalicioneve zgjedhore në prag...

Arrestohet një person në Prizren për kanosje ndaj policit

Një person është arrestuar pas një incidenti në "Kthesën e Buqes" në Prizren, ku dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë shqiptuarjes së...

Lajmet e Fundit