11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Qetësohet Mourinho, nuk ka lojëra fjalësh me Conten para finales së FA Cup

Ndeshja e cila mund t’i sjell trofeun e vetëm për këtë sezon si Manchester United, e po ashtu edhe Chelseat, zhvillohet nesër (e shtunë) në finalen e FA Cup në “Wembley”.

Zakonisht para ndeshjeve të tilla, trajneri i United, Jose Mourinho, në të kaluarën bënte lojëra fjalësh me trajnerët e ekipit kundërshtarë, e sidomos kjo gjë nuk ka munguar pikërisht edhe kundër teknikun italian të “Bluve” të Londrës, Antonio Conte.

E gjitha kishte filluar sezonin e kaluar pas fitores së Chelseat ndaj Man.United me rezultat 4-0 në “Stamford Bridge” dhe kishte vazhduar edhe këtë edicion, kur Conte e kishte quajtur të çmendur Mourinhon, kurse portugezi ia kishte kthyer me cinizëm duke ia përmendur skandalin e trukimeve në Serie A ku ishte përfshirë edhe Conte me Juventus asokohe.

Mirëpo, duket se Mourinho është qetësuar dhe ka deklaruar se më nuk do të ketë “kacafytje” përmes fjalëve me teknikun italian për finalen e nesërme të Kupës FA.

I pyetur për raportet e tij me Antonio Conten, portugezi në një intervistë për një gazetë portugeze kishte thënë se, gjithçka është në rregull dhe i kanë zgjatur dorën njëri tjetrit, për ta ndërprerë këtë gjë.

“Pas ndeshjes në Manchester, e kam ftuar në zyrën time dhe kemi biseduar. Gjithçka është rregulluar dhe e kemi tejkaluar atë pjesë sepse filloi të bëhej e mërzitshme”, tha Mourinho.

Ndeshja e finales së FA Cup në mes Manchester United dhe Chelsea, zhvillohet nesër (e shtunë) me fillim në ora 18:15 në stadiumin “Wembley” të Londrës. /I

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Grand Prix Upper Austria 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar Grand Prix Upper Austria 2026, duke vazhduar sukseset e xhudos kosovare në...

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kundërshton sulmet ndaj Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si...

Lajmet e Fundit