Prizren: Nga 100 bursa në mbarë botën- dy i fitojnë maturantët e gjimnazit “Loyola”

Dy maturantë të gjimnazit “Loyola” nga Prizreni janë fitues të bursave e cila ua mundëson atyre studimin në Gjermani. Bursa është ndarë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, si pjesë e programit DAAD (Deutscher Akademischer Austauschdienst- Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman).

Nga mbarë bota çdo vit aplikojnë afër 400 kandidatë për të fituar njërën nga 100 bursat që ndahen për këtë qëllim. Sivjet, këtë fat në Kosovë e kishin dy nxënës të gjimnazit “Loyola”, Getoar Qelaj dhe Ilir Hulaj, ndërsa nxënës të kësaj shkolle bursa të tilla kanë fituar edhe viteve të kaluara.

Aplikantë kanë qenë nxënës nga shkollat gjermane jashtë Gjermanisë dhe nxënës që kanë certifikatë të njohjes së gjuhës gjermane, e njohur si DSD, që nuk janë shtetas gjermanë e të cilët planifikojnë t’i kryejnë studimet në universitetet gjermane, thotë z. Martin Häusler, Këshilltar i Qendrës për shkollat jashtë vendit (ZfA) në “Loyola- Gymnasium”. Sipas tij, bursa mbulon të gjitha shpenzimet gjatë studimeve, ndërsa përfituesit e saj kanë dëshmuar performancë të lartë akademike dhe janë dalluar për sjellje shoqërore në shkollë.

Ndërkaq, edhe një maturant tjetër, Endi Thaçi, ka fituar një bursë të plotë studimi në IBU- International Balcan University në Maqedoni.

Poashtu, kompanitë e ndryshme gjermane çdo vit përzgjedhin një numër të caktuar nxënësish të gjimnazit “Loyola” për të studiuar atje, ndërsa sivjet kjo shkollë do të ndërmarrë një hap tjetër të jashtëzakonshëm- hapjen e Shkollës së Lartë Profesionale “Loyola- Profesional”, që synon të përgatisë maturantët kosovarë për tregun e punës këtu te ne.
/E.S./

Më Shumë

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Lajmet e Fundit