Polumbarët rinisin kërkimet për gjetjen e të riut që ra te Shpella e Pëllumbasit

Polumbarët e RENEA kanë nisurr gjatë mëngjesit të sotëm kërkimet për të riun që humbi një ditë më parë pasi ra në kanionet e Shpellës së Pëllumbasit, në Tiranë.

Xhorxho Seferi mendohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit në kanion, ndaj kërkimet e polumbarëve ditën e sotme janë përqendruar në rrjedhën e lumit Erzen.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e djeshme, ku 20-vjeçari Seferi së bashku me 21-vjeçarin Fabio Dukagjini ishin rrëzuar në kanion. Ky i fundit fatmirësisht nuk kishte pësuar asnjë dëmtim nga rrëzimi.

20-vjeçari përfundoi në kanion rreth orës 12:15 minuta të mesditës së të shtunës, bashkë me 21 vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor prej andej pa pasoja për jetën.

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit