Rrëmbehet një person në Prizren

Pas mesnate, rreth orës 01:20 minuta, në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren ka ndodhur një rrëmbim i një personi, thuhet në raportin e policisë

Posa është pranuar informacioni, njësitë policore kanë vepruar dhe kanë arritur që t’i arrestojnë dy të dyshuar.

Sipas raporteve hetimore thuhet se të dyshuarit nën kanosje me armë: njëri me kallashnikov dhe tjetri me pistoletë e kanë futur me forcë në veturë viktimën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Pas arrestimit janë sekuestruar edhe armët me të cilat dyshohet të jetë kryer vepra.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit policor ndërkaq hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit