Një muaj paraburgim për sulmuesin që mbyti për vdekje personin nga Gjinoci i Suharekës

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale F.M. nga fshati Vraniq, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Masa e paraburgimit prej një (1) muaji do t’i llogaritet prej datës së arrestimit dhe do të zgjasë deri me datën 21.06.2018 në ora 10:00.

Në përshkrimin e lëndës del se i pandehuri i shkakton lëndim trupor me rrezikim të jetës e që ka rezultuar me vdekjen e personit të tillë, në atë mënyrë që me datën 07.04.2018 rreth orës 02.20 minuta, në kafenenë “Vullkan” në fshatin Gjinoc të Suharekës, pas një gjendje të dehur fjaloset me të ndjerin me iniciale D.M., pastaj së bashku dalin jashtë lokalit ku ishin edhe një numër i personave tjerë prezentë, pastaj aty vazhdojnë të kacafyten dhe në një moment me grusht e godet të ndjerin një herë në fytyrë, i cili nga goditja me pjesën e prapme të kokës bie në beton, ku pas disa ditëve vdes në QKUK në Prishtinë.

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit