Turqit shtrojnë iftar në Prizren, por ja në çfarë gjendje e lanë sheshin në fund (Video)

Organizatat turke që veprojnë në Kosovë, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit kanë shtruar sonte një iftar në qendër të Prizrenit.

Lexues të portalit Indeksonline kanë thënë se numri i personave që kanë ngrënë iftar ishte i madh.

Por, pas mbarimit të iftarit, ku jepet ushqim e pije me bollëk pa para, të gjithë ata që shfrytëzuan këtë rast, u larguan menjëherë nga aty.

Në një video të dërguar në redaksi, shihet se si sheshi i qytetit të bukur të Prizrenit ka mbetur i stërmbushur me mbeturina, të krijuar nga turma.

Këto pamje i prishin hijeshinë korzës së bukur të qytetit, që njihet ndër më tërheqësit dhe atraktivët në Kosovë. /Indeksonline/

T

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Lajmet e Fundit