Messi tregon gjëra që nuk i keni ditur për të

Lionel Messi është përgjigjur në një intervistë ballë për ballë me pyetjet zyrtare të FIFA-s, për çështjet sportive dhe personale. Aty janë pikasur disa përgjigje, që tregojnë besnikërinë e tij ndaj Barçës.

Cili ishte vendimi më i mirë i jetës suaj?
Qëndrimi në Barcelonë, kur ishte e komplikuar, për shkak të gjithçkaje që unë jetoj nga distanca.

Stadiumi më i mirë?
“Camp Nou”.

Ushqim më i mirë argjentinas?
Ato të zgarës.

Goli më i mirë që keni shënuar ndonjëherë?
Goli nga finalen e Champions-it në Manchester, shënuar me kokë.

Portierët më të mirë, që keni hasur?
Kam luajtur me shumë, por Buffon, Neuer, sigurisht që harroj shumë, por ata janë dy nga më të mirët, gjithashtu Casillas.

Grupi muzikor më i mirë?
Më pëlqen shumë “Los Cafres”, me “Gondwana”.

Destinacioni më i mirë për pushime?
Një ishull që është i qetë, ku nuk ka asnjë tjetër. Aty mund të shijoj familjen dhe qetësinë time.

Gjëja më e mirë për të qenë një lojtar futbolli?
Të jem në gjendje të shijoj profesionin, të cilin e pëlqej që kur isha fëmijë dhe të isha në gjendje ta bëja aty, ku shumë njerëz të shohin ty.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit