2.8 C
Prizren
E premte, 9 Janar, 2026

Bytyqi: Sivjet, testi i maturës më i mirë se i viteve të kaluara

Rezultatet e testit të maturës sivjet kanë qenë shumë më të mira, krahasuar me vitet e kaluara.

Kështu ka deklaruar ministri i MASHT, Shyqiri Bytyqi gjatë raportimit në Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji.

Përkundër që janë bërë publike disa teste nëpër rrjetet sociale, ai ka thënë se dëmet kanë qenë të vogla, pasi kjo ka ndodhur vetëm në regjionin e Gjilanit.

“Rezultatet e testit të maturës kanë qenë shumë më të mira gjatë këtij viti krahasuar me vitet tjera. Përkundër që është bërë publik nëpër rrjetet sociale kjo ka shkaktuar dëm shumë të vogël pasi që kjo ka ndodhë vetëm në një regjion pra në atë të Gjilanit. Pra, rikujtojmë se testi i maturës është ndarë në katër regjione dhe ka qenë i ndryshëm për secilin regjion”, ka thënë Bytyqi.

Ai më tej ka theksuar se janë marrë masa ndaj atyre që kanë bërë kopjime, duke përjashtuar 56 nxënës dhe se janë përjashtuar 8 administrator.

“Janë marrë masa ndaj atyre që kanë bërë kopjime dhe shpërndarje të testit. Janë përjashtuar nga testi 56 nxënës. Po ashtu janë përjashtuar edhe 8 administrator të cilët nuk kanë të drejtë më për të administruar testin e maturës”, ka shtuar më tej ai.

Më tej ai ka thënë se ka pasur përpjekje që testet të kopjohen dhe shpërndahen edhe në shtypshkronjë kur i kanë dërguar për t’i shtypur, mirëpo kjo gjë është parandaluar nga ana e tyre./

Më Shumë

Rriten tarifat e ujit nga janari: “Hidroregjioni Jugor” zbaton çmimet e reja

Konsumatorët e rajonit të Prizrenit do të përballen me tarifa të reja të ujit duke filluar nga muaji janar, pasi Autoriteti Rregullator për Shërbimet...

Duda Balje siguron ulëse në Kuvendin e Kosovës

Duda Balje ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kjo u konfirmua nga rezultatet e fundit të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas...

Lajmet e Fundit