14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Profesoresha Dile Prenkpalaj paditë Drejtorinë e Arsimit në Prizren

Gjykatësi Atdhe Berisha, në seancën e mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren,  e ka aprovuar kërkesën e palës paditëse Dile Prenkpalaj, që të bëhet një ekspertizë financiare në rastin ku kjo e fundit e ka paditur Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren, me pretendimin se është larguar padrejtësisht nga puna si mësimdhënëse.

Gjatë seancës gjyqësore, i autorizuari i paditëses, avokati Brahim Sopa ka thënë se me anë të ekspertizës financiare do të përcaktohet dëmi i pësuar nga paditësja duke mos marrë pagat mujore nga koha largimit e deri më tani.

Gjatë kësaj seance, ku përveç avokatit Sopa ishin prezentë edhe paditësja Penkpalaj e përfaqësuesi i të paditurës, Taulant Rexhëbeqaj, u lexuan edhe provat materiale nga shkresat e lëndës.

Gjyqtari Berisha i ka njoftuar palët në procedurë se seancën e radhës për këtë çështje kontestimore do ta caktojë pasi që të pranojë ekspertizën financiare nga eksperti i cili do të caktohet nga lista e ekspertëve që posedon gjykata.

Ndryshe, ky rast zhvillohet në bazë të padisë së ushtruar nga Dile Prenkpalaj, kundër Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, me të cilën kërkon që gjykata ta urdhërojë të paditurën që ta kthejë në vendin e saj të punës.

Paditësja me anë të padisë pretendon se nuk është dashur t’i shpallet në konkurs vendi i saj i punës, pasi që ajo ka pasur kualifikim adekuat dhe ka pasur më shumë se 20 vite përvojë pune në arsim./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Kuvendi i Kosovës miraton disa marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare, ratifikimi i të cilave kishte mbetur pezull që një kohë për shkak të mungesës së...

Kurti: Edhe pas një çerek shekulli fati i Ukshin Hotit nuk është zbardhur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se më 16 maj 1999, profesori Ukshin Hoti, pas lirimit nga burgu i Dubravës, u rrëmbye dhe u...

Lajmet e Fundit