Haskuka përkujton dhuruesin e gjakut, Nijazi Krasniqi

Kryetari i Prizrenit, Mytaher haskuka, ka përkujtuar dhuruesin e gjakut, Nijazi (Avdi) Krasniqin

Krasniqi ishte një dhurues i rregullt i gjakut.

“Këtë javë e shënojmë javën e dhurimit të gjakut, andaj e përkujtojmë Nijazi (Avdi) Krasniqin, i cili ishte një dhurues i rregullt i gjakut. Ai para se të ndërronte jetë vitin e kaluar, kishte dhuruar gjak më shumë se 120 herë, duke shpëtuar dhjetëra jetë”, shkruan Haskuka.

“Kjo shifër ndoshta paraqet një rekord botëror, por ka mbetur I padokumentuar. Për solidaritetin e dhurimit të gjakut ai kishte marr mirënjohje të shumta nga Kryqi i Kuq, institucionet shëndetësore dhe shtetërore, por edhe institucionet ndërkombëtare, ku në vitin 2008 ishte dekoruar me Medaljen e Artë, “Champion for Life, Voluntary Blood Donor“ (Kampion për Jetë, Dhurues Vullnetar i Gjakut)”.

“Prizreni ka shumë heronj, shumë nga ta janë të panjohur dhe të heshtur, ndër këta heronj me siguri është edhe “baci Nijazi”, një hero i vërtetë, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, gjithmonë i gatshëm për të dhuruar gjak, pa kërkuar favore e benefite, gjithmonë o buzëqeshur dhe i heshtur”.

“Sot e përkujtojmë axhën Nijazi, me shpresë që të jetë shembull për gjeneratat e reja, shembull i humanizmit dhe i vullnetarizmit, Nijazi Krasniqi “Kampion për Jetë” (Champion for Life)”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit