Emërohet Sekretari për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në sport

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka nënshkruar vendimin për emërimin e Feim Hoxhës, Sekretar i Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.

Kështu njoftoi ministria për emërimin e  Feim Hoxhës që  njëherësh është  udhëheqës i Departamentit Ligjor në MKRS, në rolin e sekretarit të Këshillit do të mbështesë dhe do të kujdeset për funksionimin administrativ të Këshillit.

Ministri e vlerësoi se me emërimin Sekretarit të Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, përmbushet edhe aspekti i fundi ligjor i funksionalizimit të këtij Këshilli, e cili do të ketë si qëllim luftimin e dukurive negative ne sportin kosovar.

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit