Memorial publik për XXXTencation

Një memorial i madh publik është planifikuar të mbahet në Florida për yllin XXXTencation, i cili u qëllua për vdekje këtë javë.

Familja e reperit 20-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Jahses Dwayne Onfroy, njoftoi të shtunën se një memorial do të mbahet të mërkurën në BB&T Center, një arenë prej 20 mijë vendesh, transmeton Klan Kosova.

Një fletushkë e postuar në faqen e Instagram të XXXTentacion fton fansat të “vijnë e të thonë lamtumirën përfundimtare”.

Reperi u qëllua me vdekje brenda një makine derisa ishte në Florida. Një i dyshuar 22 vjeçar u arrestua të mërkurën dhe po akuzohet për vrasjen.

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit