Arsimi në grevë nga shtatori nëse nuk ndryshohet Projektligji për pagat

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar grevë të përgjithshme në arsim nga fillimi i vitit të ri shkollor nëse nuk ndryshohet renditja e mësimdhënësve në tabelën e Projektligjit për pagat.

Në këtë projektligj secili profesion është vlerësuar me koeficient, i cili do të përcaktoi shumën e pagave, shkruan sot Koha Ditore.

Mësimdhënësit janë vlerësuar me koeficient 1.95 derisa shumë më lartë se ta janë vlerësuar këshilltarët politikë, mjekët, anëtarët e Kuvendit komunal, rreshterët e FSK-së, anëtarët e komisionit qendror të zgjedhjeve e shumë profesionistë të tjerë.

Në bazë të Projektligjit, koeficientin më të lartë e ka presidenti me 12, i pasuar nga kryetari i Kuvendit, kryeministri e kryetari i Gjykatës Kushtetuese me koeficient 10.

Koeficientin për mësimdhënësit, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, po e quan të papranueshëm dhe ofendues për ta. Ka kërkuar që Ministria e Administratës Publike si sponsorizuese e Projektligjit të mos lejojë që mësimdhënësit të mbesin në renditjen aktuale.

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Lajmet e Fundit