Sanksionet e BE, motorët Harley do prodhohen jashtë SHBA-ve

Harley-Davidson planifikon të zhvendosë një pjesë të prodhimit të motorëve jashtë Shteteve të Bashkuara, për të shmangur, siç tha, barrën e tarifave të Bashkimit Evropian.

Javën e kaluar, BE-ja vuri taksa hakmarrëse mbi prodhimet amerikane, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vënë tarifa mbi importet e aluminit dhe çelikut nga Evropa dhe vende të tjera aleate.

Fabrika e motorëve, Harley-Davidson, me seli në shtetin Uiskonsin, ka degë në Australi, Brazil, Indi dhe Tajlandë.

Kompania tha se do të rrisë investimet në fabrikat e saj ndërkombëtare, por nuk tregoi se në cilat prej tyre. “Për të adresuar koston e madhe të tarifave të BE-së, Harley-Davidson do të zhvendosë prodhimin e motoçikletave”, tha kompania.

Sipas Harley-Davidson, tarifat kanë shtuar mesatarisht 2,200 dollarë për çdo motor të eksportuar nga SHBA-ja në BE.

 

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit