Argjentinës s’i falet një dështim edhe ndaj Nigerisë

Me gjithë fushatën katastrofale deri më tash, ende ka shpresë për Argjentinë që nuk di për fitore në botërorin “Rusia 2018”.

Ka shumë kombinime në lojë, por ka gjasa që tri pikë eventuale në ndeshje ndaj Nigerisë të jenë të mjaftueshme për ta dërguar Argjentinën në fazën nokaut.

Argjentina nuk ka përfunduar asnjëherë fazë grupore në Botëror pa shënuar të paktën një fitore. Një e tillë kërkohet prej argjentinasve për ndeshjen ndaj Nigerisë, që luhet të martën (sot, 20:00) në St. Petersburg, në kuadër të xhiros së tretë (të fundit) të fazës grupore.

Hera e vetme kur Argjentina u kthye në shtëpi pa fitore ishte në vitin 1934, kur kishte vetëm fazë nokauti. Një skuadër amatore e Argjentinës kaloi mbi një muaj në det për të pësuar 3:2 nga Suedia në raundin e parë dhe për të përfunduar garën…

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Lajmet e Fundit