“Agimi” me status të veçantë ligjor

Shoqëria Kulturore-Artistike “Agimi” nga Prizreni dhe Ansambli Folklorik Autokton “Rugova” nga Peja, do të kenë status të merituar ligjor. ShKA “Agimi” dhe AFA “Rugova” do të kenë status të veçantë në kuadër të Ligjit Nr. 04/L-164 sikurse ai për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe ansamblet e tjera, bën të ditur MKRS përmes një komunikate për media.

Kjo iniciativë është në kuadër të prioriteteve të mia për avancimin e kornizës ligjore, citohet ministri Kujtim Gashi. Në MKRS tashmë kemi filluar të angazhojmë një grup punues për Koncept dokumentin që, si procedurë, do të jetë hapi i parë për plotësim-ndryshimin e Ligjit. Në këtë grup do të jenë anëtarë edhe nga një përfaqësues i këtyre dy shoqërive kulturore.

E tëra kjo vjen duke pasur parasysh kohën e gjatë veprimit që nga themelimi i tyre e deri më tani, e si njëra edhe tjetra kanë mbi 7 dekada veprimtari e aktivitet artistik, i cili ka ruajtur, kultivuar e promovuar vlerat, traditën, veshjet e karakteristikat tona kulturore duke e pasuruar në vijimësi kulturën tonë në përgjithësi dhe duke përcjellë vlerat nga njëri brez tek tjetri.

Ansamblet â??Agimiâ? e â??Rugovaâ? me status të veçantë ligjor

Më Shumë

Konfirmohet lija e deleve në Suharekë, AUV-i me masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Komunës së Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes infektive “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/Goat Pox)”, një sëmundje që prek bagëtinë...

Ukimeri mbikëqyr punimet për rrethrrotullimin e ri në “Dardania” të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në aksin rrugor dhe rrethrrotullimin e ri në...

Lajmet e Fundit