12.4 C
Prizren
E diel, 16 Mars, 2025

Dy goditjet e Haskukës kundër Nismës në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, brenda dhjetë ditësh, ka goditur dy herë partnerin e koalicionit, Nismën Socialdemokrate.

Herën e parë, anuloi vendimin për ndarjen e subvencioneve për kulturë dhe rini në shumë prej 68,300 euro, ndërsa herën e dytë konkursin për drejtorë të shkollave.

Dy drejtoritë e goditura, drejtohen nga Nisma, përkatësisht drejtori, Ehat Oreshka dhe Skënder Susuri, shkruan “PrizrenPress”

Nisma Socialdemokrate është pjesë e koalicionit të Qeverisë së Haskukës në Prizren.

Kryetari i saj, Zafir Berisha, në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, pati mbështetur në balotazh kandidatin e VV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Berisha shihet si njeriu kryesor që e solli në postin e kryetarit të Prizrenit, Haskukën.

Pavarësisht kësaj mbështetjeje, Haskuka, brenda gjashtë muajve të qeverisjes, më së shumti e ka goditur Nismën,duke ia anuluar vendimet drejtorëve të saj.

Vendimi për rishqyrtimin e subvencioneve nga DKRS, kishte ardhur pas ankesave të shumta të aplikuesve dhe Organizatës “Ec Ma Ndryshe”.

“Pas ankesave të parashtruara për propozimin e parë për ndarje të subvencioneve për kulturë dhe sport, DKRS i ka vlerësuar ato si të arsyeshme dhe ka bërë rishqyrtimin për propozimin e ri”, thuhet në vendimin e DKRS-së.
Ky vendim, sipas burimeve të “PrizrenPress”-it ishte marrë me kërkesë të Haskukës.
Organizata “EC Ma Ndryshe” pati reaguar në lidhje me ndarjen e subvencioneve për kulturë dhe rini në shumë prej 68,300 euro nga Komuna e Prizrenit.

Kjo organizatë ka adresuar disa shqetësime dhe rekomandime për kryetarin e komunës, me qëllim që gjatë marrjes së vendimit për ndarje të subvencioneve për kulturë të ketë parasysh rregullsinë dhe përputhshmërinë e procesit me legjislacionin në fuqi sikurse edhe shmangien e konfliktit të mundshëm të interesit.

“Të gjeturat dhe rekomandimet e EC-it janë vlerësuar si të arsyeshme nga Komuna e Prizrenit dhe me këtë rast është bërë rishyqrtimi i ndarjes së subvencioneve nga ky institucion”.

Edhe në anulimin e konkursit për drejtorë të shkollave nga kryetari, Mytaher Haskuka, “shkaktar”, duket të kenë qenë përfaqësuesit e shoqërisë civile të cilët kanë monitoruar procesin.

Ata, kanë konstatuar se gjatë procesit të zgjedhjes së drejtorëve të rinj të shkollave nuk ka pasur transparencë.
Reagimi ka pasur edhe nga përfaqësuesit e subjekteve politike të koalicionit, VV dhe LDK.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, pas këtyre reagimeve ka marrë vendim që të anulojë konkursin. Ai, ka thënë se anulimi po bëhet për shkak shkeljeve qëjanë konstatuar gjatë procesit të intervistimit të kandidatëve për drejtorë.

“Si kryetar i Komunës, në bazë të të gjeturave gjatë procesit të përzgjedhjes së drejtorëve, uroj DKA-në për përkushtimin për të pasur një përzgjedhje të drejtë të personelit udhëheqës arsimor në shkollat e Komunës së Prizrenit, gjersa ka vërejtur lëshime teknike nga ana e Komisionit përzgjedhës, të cilat kanë sfiduar procesin e këtillë. Në bazë të të gjeturave të punës së Komisionit, konstatohet se procesi i përzgjedhjes nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të përcaktuara në UA 08/2014 dhe Udhëzuesit për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave Nr 1130/18 të Komunës së Prizrenit, konstaton se përzgjedhja preliminare ngrit dyshime për validitetin, andaj merr vendim për anulimin e konkursit Nr.01-111-58856 të shpallur nga DKA më 24.04.2018”.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit, Skënder Susuri thotë se nuk ka pasur shkelje. Ai, është shprehur i gatshëm të japë llogari për ecurin e konkursit.
Susuri, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, tha se nuk ka qenë i njoftuar nga kryetari i Komunës, për anulimin e konkursit.

Partia e Susurit, Nisma, anulimin e konkursit në Prizren, e quan veprim të njëanshëm dhe joligjor.

“Anulimi i konkursit, pasi komisioni i ka vlerësuar kandidatët, është i njëanshëm dhe joligjor, ku e tejkalon autoritetin e kryetarit, sipas Udhëzimit administrativ 08/2014, sipas të cilit kryetari e ka obligim të respektojë vlerësimin e komisionit që e ka emëruar vetë, në përputhje me nenin 8 të U.A , të cituar si më lart”, shkruan në komunikatën e NS-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pse e urrej Hashim Thaçin!

Nga Nasim Haradinaj* Të urrej, sepse atëherë s’kisha guxim. Ti më turpërove atëherë kur more pushkën dhe dole në mal , ti e deshte lirinë me...

Grante për fermerët e Suharekës – Hapet thirrja për aplikime

Organizata "Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë" (IADK), në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë të Komunës së Suharekës, ka shpallur thirrjen për aplikim...

Lajmet e Fundit