Vdes 57-vjeçari nga Malisheva që u gjet pas zhdukjes

Kishte kaluar disa ditë jashtë shtëpisë së tij. E gjithë familja Berisha ishte vënë në kërkim të 57-vjeçarit, Muharrem Berisha i cili vuante nga një sëmundje e harresës. Ai u gjet javën e kaluar, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dje. Muharrem Berisha ndërroi jetë sot në mëngjes.

Kështu i thënë Expressit, familjarë të së ndjerit.

Vëllai i të ndjerit tha se Berisha ka ndërruar jetë si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore dhe ftohjes së thellë, sidomos e mushkërive.

Kujtojmë se ditë më parë, familjarët e kishin raportuar të zhdukur Muharremin në polici. Pas gjashtë ditë kërkimeve, Muharrem Berisha u gjend i gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, motivet që e çuan të dalë nga shtëpia 57 vjeçarin, Muharrem Berisha nga fshati Gurbardh i Malishevës nuk dihen ende. Por, i njëjti vuante edhe nga harresa.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit