12.9 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Pas fitores së Erdoganit nis tmerri në Turqi

Turqia ka urdhëruar ndalimin e 68 të dyshuarve, duke përfshirë dhjetëra kolonelë, në një operacion që ka shënjestruar mbështetësit e supozuar të klerikut fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrim të tentimeve të dështuara për puç dy vjet më parë, ka njoftuar agjencia shtetërore turke, Anadolu.
Nëntëmbëdhjetë zyrtarë në detyrë janë në mesin e personave që do të përballen me ndalim, në operacionin e zgjeruar në 19 provinca, duke përfshirë kryeqytetin turk, Ankaranë.

Agjencia ka cituar disa burime nga Zyra e Kryeprokurorit se është gjetur që të dyshuarit kanë qenë në kontakt me Gulenin.

Turqia ka ndaluar 160,000 persona dhe ka shkarkuar gati numrin e njëjtë të zyrtarëve nga pozitat e tyre pas tentimeve të dështuara për grusht shteti, ka njoftuar në mars, Zyra për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara.

Në mesin e tyre, më shumë se 50,000 persona janë akuzuar dhe janë mbajtur në burg në kohën e gjykimit.

Kritikët e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan akuzojnë atë për përdorim të puçit të dështuar si arsyetim për të shtypur kundërshtarët.

Turqia në anën tjetër deklaron se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

 

Më Shumë

Arrestohen 4 instruktorë të poligonit Dreni në Prizren, dyshohen për falsifikim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar për ndalimin e katër punëtorëve, instruktorë të poligonit të Drenit në Prizren, të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim...

Vajza me probleme psiqike rrah nënën në Malishevë

Në Malishevë është raportuar një rast i dhunës në familje. Sipas policisë, ankuesja ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj, e cila...

Lajmet e Fundit