13.1 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

Serbët padisin Komunën e Prizrenit

I autorizuari i paditësit, Spasa Jovanoviq, avokati Dejan Vasiq, të hënën, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, që të bëhet një ekspertizë gjeodezike për të përcaktuar saktësisht parcelën e klientit të tij, lirimin e së cilës e kërkon nga Komuna e Prizrenit, pasi pretendon se ajo pronë është e tij.

Bëhet fjalë për parcelën që ndodhet në magjistralen Prizren-Suharekë, në afërsi të fshatit Korishë, e ku është ndërtuar memorial për viktimat e luftës në Kosovë, ku më 13 maj 1999, nga bombardimet e NATO-s, kanë mbetur të vrarë 77 viktima nga fshati Korishë dhe fshatrat përreth.

Pasi që në seancën e së hënës, ka munguar e paditura, e cila është ftuar në mënyrë të rregullt, seanca ka vazhduar në mungesë të saj, ndërsa gjyqtari i rastit, Arsim Hamza, ka aprovuar propozimin e paditësit për të bërë ekspertizën gjeodezike.

Gjyqtari Hamzaj, ka përfunduar seancën përgatitore në këtë çështje civile dhe seancën kryesore e ka caktuar për 31 korrik 2018, në ora 09:30, ku palët në procedurë së bashku me gjykatën dhe gjeodetin, do të dalin në vendin ku gjendet parcela kontestuese.

Ndryshe, më 2 nëntor 2017, Spasa Jovanoviq së bashku edhe me Vitko Jovanoviq, Cvetko Jovanoviq, Nebojsha Jovanoviq, Bozhana Grkoviç, Bozhidar Jovanoviq, Barislav Jovanoviq, Zorica Gjorgjeviç, Jovica Jovanoviq dhe Zoran Jovanoviç, kanë parashtruar padi ku kërkojnë lirimin e pronës nga Komuna e Prizrenit, pasi pretendojnë se është e tyre.

Sipas padisë, Komuna e Prizrenit, në pronën e kontestuar, ka ndërtuar memorial për viktimat e luftës në Kosovë, ku më 13 maj 1999, nga bombardimet e NATO-s, kanë mbetur të vrarë  77 viktima nga fshati Korishë dhe fshatrat përreth./betimiprdrejtesi/

Më Shumë

Dështimi i 33-të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Për herë të 33-të sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nga 100 deputetët që ishin në sallë, 51...

Dr. Halil Berisha – Mjeku që themeloi ortopedinë në Prizren dhe u helmua nga UDB-ja për të vërtetën

Dr. Halil Berisha, një nga figurat më të shquara të mjekësisë në Prizren dhe një ndër pionierët e ortopedisë në Kosovë, lindi më 11...

Lajmet e Fundit