17.2 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

“Deputetët po pajisen me pasaporta dytësore pasi e dinë që s`ka liberalizim”

Parlamentarët kosovarë po vazhdojnë të pajisen me pasaporta të Shqipërisë, ndonëse është çështje ditësh kur Komisioni Evropian pritet ta publikojë raportin për liberalizim të vizave.

Vlerësohet se rreth 40 deputetë janë të liberalizuar, duke e shfrytëzuar një dekret të presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, për dhënie të shtetësisë shqiptare.

Njohësi i çështjeve politike Haki Abazi ka vlerësuar se deputetët e Kosovës po e bëjnë një gjë të tillë për shkak se po e dinë që liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë edhe një kohë.

“Ata nuk po humbin kohë, po besojnë se kjo është e pamundur të ndodhë, andaj po shkojnë ta marrin nënshtetësinë në vendet e tjera. Do të thotë po përfitojnë, pasi po e dinë mirë që ne nuk i kemi plotësuar kushtet për liberalizim e as nuk jemi për së afërmi që t’i plotësojmë”, ka deklaruar ai në një prononcim për “Zërin”.

Sipas Abazit, deputetët e kanë një të drejtë të tillë në aspektin ligjor, por jo edhe në aspektin moral.

“Është e lejueshme dhe e kanë atë të drejtë, por në aspektin moral dhe parimor natyrisht se nuk e kanë, pasi që ata janë njerëzit e parë që e kanë për detyrë ta mbajnë në llogaridhënie ekzekutivin”, ka potencuar ai.

Më Shumë

La Liga, Mallorca dhe FFK urojnë Vedat Muriqin për ditëlindje

La Liga, RCD Mallorca dhe Federata e Futbollit e Kosovës kanë uruar ditëlindjen e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili sot feston 32-vjetorin. La...

“Zëri që nuk u dëgjua kurrë” promovohet në Prizren

Në Bibliotekën e Qytetit në Prizren është promovuar libri “Zëri që nuk u dëgjua kurrë” i autores Medina Ramaj-Leka, një vepër e ndjerë dhe...

Lajmet e Fundit