12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Rexhaj: Punëtorët po vdesin e lënë gjymtyrët në vendin e punës

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, në interpelancën ku po diskutohet për 53-milionëshit ndaj kompanisë Bechtel-Enka, ka thënë se punëtorët e kësaj kompanie paguhen pak, punojnë pa pushim dhe disa nga ta vdesin e lënë gjymtyrët në vendin e punës.

“Edhe në Bechtekl-Enka punëtorët paguhen pak, punojnë pa pushim javor, mujor e vjetor, pa kushte të punës pa siguri, pa ambient e strukturë pune të sigurtë. Shumë prej tyre vdesin e lënë gjymtyrët në vendin e punës. Raste të till kemi kudo në Kosovë”, tha Rexhaj në Kuvend Transmeton Gazeta Express.

Ai ka përmendur rastin e 17 vjeçarit nga komuna e Prizrenit, Seldin Alija që punonte një fabrike të stiroporit ku edhe vdiq ditën e dielë.

“Seldin Alija punonte e shpesh herë e ka zevëndësuar edhe babain për të financuar shkollimin. Askush nuk do të dëshironte një fat të tillë për djalin e vet këtu në sallë. Po t’i shihni pamjet nuk do të bënin qetësi derisa drejtësia të vihej në vend” , u shpreh Rexhaj.

“Punëtori i pambrojtur ka pagën 130 euro në muaj”, përfundoi ai. /Gazeta Express

 

 

Më Shumë

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Sejdi Bellanica zgjidhet kryetar i AAK-së në Prizren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Prizren ka vazhduar procesi i zgjedhjeve të brendshme...

Lajmet e Fundit