17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Ish – baza e KFOR-it i jepet në pronësi komunës së Suharekës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që e tërë prona me siperfaqe mbi 30 hektarë, e njohur si ish “Damperi” t’i kalojë në pronësi komunës së Suharekës.

Në këtë siperfaqe më herët ka qenë baza ushtarake e KFOR-it.

“Ky është një lajm shumë domethënës për qytetarët e komunës, pasi kjo hapsirë mund të shfrytëzohet për shumë çka, sepse aty më herët për një kohë të gjatë ka qenë baza ushtarake e KFOR-it dhe një pjesë bukur e mirë është e mbuluar dhe e gatshme për çfardo lloj aktiviteti.

Fillimisht këtë lajm e i pari e ka bërë publik, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili i ka uruar qytetarët.

“Urime dhe na priftë e mbara…!”, ka thënë ai.

E tërë kjo sipas njoftimit nga komuna e Suharekës u arrit në bazë të kërkesës që kryetari Muharremaj ia ka bërë Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Më Shumë

Rahoveci fiton dramën ndaj Besa Famgas, merr epërsinë në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Besa Famgasin me...

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit