Familjes që humbi pesë anëtarë sot, edhe para 29 vitesh i kishin vdekur tre persona në rrugën e njëjtë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën, pasi një familje pesë anëtarëshe kanë vdekur gjatë një aksidenti në rrugën Suharekë-Duhlë.

Rasti ka ndodhur kur vetura e tipit BMW është përplasur me një autobus.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, duke thënë se aksidenti ka ndodhur në pjesën e quajtur Biraq afër Suharekës.

Telegrafi mëson se në veturën e familjes nga Sopia e Suharekës, kanë qenë kryefamiljari J.S., me bashkëshorten, dy fëmijët e tyre si dhe nëna e viktimës J.S.

Kësaj familjeje, ngjarje e rëndë iu kishte ndodhur edhe para 29 viteve.

Telegrafi mëson se babai i viktimës J.S, sëbashku më dy vëllezërit e tij kishin vdekur në një aksident komunikacioni në rrugën e Duhles. /Telegrafi/

Më Shumë

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit