Efekti Ronaldo: Juventus fiton mbi 1.5 milionë ndjekës për një ditë

Juventus është duke e përjetuar efektin Cristiano Ronaldo, meqë pas nënshkrimit me sulmuesin skuadra nuk e ka marrë vetëm yllin më të madh në futboll, por edhe mbi 1.5 milionë ndjekës në rrjete sociale, për vetëm një ditë.

Qëkur klubi italian e zyrtarizoi blerjen e portugezit, numri i ndjekësve në Twitter është rritur për 1.1 milionë, duke arritur në shifrën e 6.17 milionëve.

Në Facebook numri i pëlqimeve është rritur për 500 mijë brenda një dite, duke shkuar në 33 milionë, dhe ndërsa shumica e fotografive të Juventus pëlqehen nga rreth 400 mijë ndjekës, Ronaldo ka marrë miliona pëlqime menjëherë.

Më Shumë

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit