Ministri Gashi takon artistin me famë botërore, Sislej Xhafa

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot artistin e përmasave botërore, Sislej Xhafa.

Ministri Gashi, thuhet në njoftimin për media, shprehu mirënjohje për Xhafën dhe tha: “Jam i nderuar që sot pres në takim artistin e njohur Sislej Xhafa. Duke marrë pjesë në ekspozita dhe bienale të ndryshme ndërkombëtare, Xhafa e vendosi Kosovën në hartën ndërkombëtare të artit bashkëkohor”.

Gjatë këtij takimi përveç tjerash u bisedua edhe rreth artit dhe arkitekturës së vendit tonë dhe rreth artistëve të vendit të cilët me punën e tyre kanë arritur suksese edhe jashtë vendit.

Ministri Gashi, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për punën dhe aktivitetin e tij, gjatë këtij takimi i dhuroi Sislej Xhafës simbolin e “Hyjneshës në Fron”.

Ndërkaq, artisti Xhafa tha se ndihet i lumtur që ndodhet këtu. Ai falënderoi ministrin Gashi për pritjen e tij dhe theksoi se është i gatshëm që të bashkëpunojë edhe në të ardhmen.

Më Shumë

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit