8.6 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Komunës së Suharekës i kthehet hapësira që e shfrytëzonte ushtria serbe e më pas KFOR’i

Objekti i Damperit, i cili për shumë vjet u shfrytëzua si pikë strategjike nga ushtria serbe e më pas nga KFOR-i, i është kthyer në pronësi Komunës së Suharekës.

Ky objekt ka një sipërfaqe prej 33 hektarësh, prej tyre në 7 objekte të ndryshme.

Pos kësaj, kryetari i komunës, Bali Muharremaj, tregon se e gjithë hapësira ka infrastrukturën përcjellëse.

Muharremaj thotë se kanë nisur menjëherë takimet me ekspertë dhe opozitën, me të cilët do të bëjnë një plan strategjik, përmes të cilit synon punësimin e mbi 1500 personave.

Përveç investitorëve të huaj, një pjesë e hapësirës do të shfrytëzohet edhe për vendosjen e zjarrfikësve e emergjencës, pasi komuna vazhdimisht ka pasur problem me toka komunale.

Në Agjencinë për Nxitjen e Investimeve, KIESA, kanë thënë se deri tani nuk janë takuar me kryetarin e komunës dhe ende nuk është marrë vendim për ta ndihmuar komunën në sjelljen e investitorëve të huaj.

Në kohën kur AKP-ja kishte vendosur të shiste fabrikën e prodhimit të gomës “Ballkan”, dy kompani të njohura botërore i kishin hyrë garës për të blerë ndërmarrjen, me synimin që të merrnin edhe Damperin, mirëpo ato u larguan nga gara dhe objekti mbeti nën mbikëqyrje të KFOR-it.

Pas largimit të KFOR-it, Damperi ka kaluar në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për katër vjet, por nuk ishte privatizuar.

E vendimi për kalimin e pronësisë në komunë, Qeveria e mori më 6 korrik të këtij viti.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/komunes-se-suharekes-i-kthehet-hapesira-qe-e-shfrytezonte-ushtria-serbe-e-me-pas-kfor-i-558662/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Prizreni e mbyll vitin me shumë vizitorë,gastronomia e pëlqyer nga të huajt

Atmosfera e festave të fundvitit po ndihet pothuajse në çdo pjesë të qytetit të Prizrenit. Edhe në këto ditë të ftohta dimërore, vizitorët janë...

Gjendet një trup i pajetë në Prizren, dyshohet për vdekje nga arma e zjarrit

Një trup i pajetë është gjetur para pak çastesh në qytetin e Prizrenit. Sipas informacioneve të para të Insajderi, dyshohet se vdekja e viktimës është...

Lajmet e Fundit