Rahovec, arrestohet pasi gjuan me armë në dasmë

Në fshatin Potaqan i Ulët të komunës së Rahovecit është arrestuar një person. I njëjti sipas policisë është arrestuar pasi ka shtënë me armë zjarri të cilën e barttë pa leje përkatëse në një aheng familjar. Siç bënë të ditur Policia i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar dhe rasti mbetet nën hetime.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, gjatë  një ahengu ka shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet, rasti procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit