12.8 C
Prizren
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Prizreni sot e shtron sofrën për gurbetqarët

Ftohen të gjithë gurbetqarët që të jenë pjesë e mbrëmjes së sotme në të cilën nën përkujdesjen e Ministrit të Kulturës Kujtim Gashi në Kejin e Lumbardhit, në sheshin Shatërvan nga ora 19 do të shtrohet “Sofra e gurbetqarëve”.

Koncerti i madh për gurbetqarët organizohet nga AKV “Emin Dyraku”, ndërsa për përgatitjen teknike përkujdeset Strudio “Helix”.

Istref Krasniqi drejtor i Studio “Helix” thotë se çdo gjë është e gatshme për shfaqjen në skenë të katër SHKA-ve nga Prizreni, Grupit artistik nga Kukësi dhe shumë këngëtarëve të këngës popullore.

“Jemi gati për një mbrëmje të mrekullueshme me kurbetqarët, prandaj përveç ftesave në adresë tëv tyre përmes rrugëve të tjera i ftojmë gurbetqarët që të jenë pjesë e sofrës, e cila do të shtrohet në orën 19 në Kejin e Prizrenit në sheshin Shatërvan e cila do të jetë e begatë me ushqime tradicionale dhe me këngë e valle”, thotë Krasniqi.

Ministri i Kulturës Kujtim Gashi, përveç që do të ju drejtohet mërgimtarëve me një fjalë rasti, do të ndajë mirënjohje për mërgimtarët që nëpër vite kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin.

Në mbrëmjen “Sofra e gurbetqarëve” me programet e tyre do të paraqiten: AKV “EMin Duraku” si organizatore e koncertit, AKV “Lidhja e Prizrenit”, Grupi Folklorik nga Kukësi, SHKA “Dogri Yol”, SHKA “Sharski Behar” dhe shumë këngëtarë,

Koncerti do të mbahet në qiellin e hapur në qendër të qytetit të Prizrenit, duke nisur nga ora 19.

“Sofra e mikpritjes për gurbetqarët” organizohet me ndihmën e Ministrisë së Kulturës dhe në përkujdesjen e drejtpërdrejtë të ministrit Kujtim Gashi. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Marshi solidarizues në Dragash, mbështetje për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

Sot në Komunën e Dragashit u mbajt një marsh solidarizues në mbështetje të grave të prekura nga kanceri i gjirit, në kuadër të aktiviteteve...

Punimet në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit, përfundojnë së shpejti

Projekti i sheshit "Shatërvan" në Prizren deri më tani ka shpenzuar rreth 2 milionë euro. I gjithë projekti i nënkalasë ishte paraparë të përfundojë...

Lajmet e Fundit