KDI dënon gjuhën denigruese dhe sulmet fizike brenda punimeve të seancës në Prizren

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka përcjellë me shqetësim punimet e seancës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit.

Punimet e seancës së Kuvendit Komunale të Prizrenit të 31 korrikut nga diskutimet kanë degraduar në sulme verbale dhe fizike, në mes asambleistit të PDK-së, z. Bardh Avdaj dhe kryesuesit të Kuvendit, z.Artan Abrashi.

Veprimet dhe përplasjet e anëtarëve të Kuvendit të Komunës në seancën e sotme bien ndesh me vlerat dhe normat demokratike në të cilat duhet të zhvillohen punimet e Kuvendit. Angazhimi i anëtarëve të kuvendit duhet të jetë në përfaqësimin e interesave, ngritjen e çështjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, andaj çdo tejkalimi i këtij parimi shkel mandatin dhe përgjegjësinë e këshilltarit si përfaqësues i qytetarëve.

KDI u bën thirrje anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prizrenit të përmbahen nga gjuha denigruese, sulmet verbale dhe fizike. Njëkohësisht kërkon nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të vë në përdorim respektimin e plotë të Rregullores së punës dhe të ndërmarrë masa adekuate ndaj anëtarëve të këtij institucioni që përdorin gjuhë denigruese dhe sulme verbale dhe fizike ndaj anëtarëve të kuvendit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit