Policia thotë se nuk është e përfshirë në asnjë skenar

Në disa media u raportua gjatë ditës së djeshme se Policia është duke u përgatitur për një aksion me rrezikshmëri të lartë në veri të vendit.

Por Policia e Kosovës ka reaguar pas këtyre raportimeve duke thënë se këto deklarime janë të pabazuara, të dëmshme për vendin dhe ndikojnë në rritjen e tensioneve.

“Policia e Kosovës, si një ndër institucionet kryesore për zbatimin e ligjit, reagon ndaj disa deklarimeve dhe publikimeve, të disa mediave/portaleve për gjoja përfshirjen e Policisë së Kosovës në skenare të ndryshme dhe për hirë të informimit të drejtë dhe korrekt, njofton qytetarët e vendit dhe mediat se deklarimet dhe publikimet e tilla nga kushdo qofshin ato janë të pa bazuara dhe të dëmshme për vendin pasi që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe krijojnë pasiguri ndër qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Në komunikatën e Policisë këto deklarime cilësohen si spekulime dhe dezinformata prandaj u bëhet thirrje qytetarëve që të mos bien pre e tyre.

“Prandaj inkurajojmë të gjithë, në veçanti qytetarët që mos të bien pre e dezinformatave dhe spekulimeve të ndryshme, por të shfaqin besim si deri më tani në punën e Policisë së Kosovës dhe përkushtimin e saj kushtetues dhe ligjor për rend, qetësi dhe siguri të përgjithshme në vend”.

Në këtë reagim tregohen edhe detyrat dhe autorizimet e Policisë.

“Ju konfirmojmë se detyrat e autorizimet e përgjithshme të Policisë së Kosovës janë të përcaktuara me ligjin për policinë, të orientuara në mbrojtjen e jetës, pronës dhe ofrimit të sigurisë, mbroj të drejtat dhe lirit themelore të të gjithë personave, garantimin e lëvizjes dhe shprehjes së lirë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, menaxhoj dhe kontrolloj kufirin shtetëror, ofroj ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në raste tjera emergjente”.

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit