Të gatshëm për zgjedhje, por jo tash

Jakup Krasniqi ne mbledhje te kryesise se kuvenditGjithë përfaqësuesit e partive më të mëdha politike kanë deklaruar se janë të gatshëm që t’i futen garës për zgjedhjet parlamentare, por kanë kundërshtuar idenë që ato të mbahen shpejt, konkretisht brenda këtij viti.

Paralizimi i Kuvendit për shkak të debatit për PTK-në, ka shtuar zërat se vendi pashmangshëm do të shkojë edhe në zgjedhje të përgjithshme. Dështimi i koalicionit që të sigurojë numrat e mjaftueshëm në Kuvend është parë edhe si arsyeja më e madhe për të shkuar në zgjedhje nacionale,shkruan Tribuna.

Përplasje nuk ka vetëm opozitë-pozitë, por edhe brenda koalicionit qeverisës. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi është njëri nga personat që hapur po kritikon menaxhimin e vendit nga qeveria Thaçi, por ende vazhdon të mbetet pjesë e PDK-së.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit