27.7 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025

Flasin familjarët e 57-vjeçarit i cili u gjet i vdekur në makinën e tij në Malishevë(Video)

Në rrethana ende të panjohura, Sefer Berisha u gjet pa shenja jete, të shtunën, në veturën e tij, në malin e Lladrocit.

Trupi i të ndjerit kishte qëndruar për një ditë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të iu kthyer familjes të dielën, ku u varros.

Në familjen Berisha thonë se nuk dijnë si 57 vjeçari përfundoi aty ku u gjet.

“Mëngjesin e djeshëm ka dalë për të shkuar te mjeku për vizitë. Rreth orës 10:00 na kanë lajmëru policia që është gjetur i vdekur në veturë’, thonë ata për Klan Kosovën.

I ndjeri që sipas familjarëve kishte telashe më dhëmbë nuk është se njihej për ndonjë zënkë apo hasmëri me dikë.

“Na jemi 40 anëtarë të përbashkët, asnjëherë s’na ka thënë dikush se na ka borxh diçka ose se po bën keq. Asnjëherë s’ka pasë fjalë”.

Shpresat i mbajnë te policia.

“Janë duke e hetuar rastin. Ne po e presim raportin e policisë”.

E në këtë institucion gjatë ditës u deklaruan se rasti është në fazën fillestare por se është akoma nuk ka një të dyshuar konkret.

Sipas Lirije Podrimajt, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës, policia bashkë me prokurorinë themelore janë duke punuar intensivisht në ndriçimin e rrethanave derisa po hetohet edhe vetura e konfiskuar nga vendi i ngjarjes.

I ndjeri që deri para dy vjetësh punonte si taksist kohëve të fundit merrej me bujqësi.

 

 

 

Më Shumë

Malisheva shënon Ditën e Çlirimit

Me aktivitete të shumta, Malisheva ka shënuar 16 Qershorin, Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve. Kjo datë lidhet ngushtë me rënien e dëshmorit...

Leotrim Krasniqi largohet nga Liria – klubi falënderon trajnerin për kontributin e çmuar

Liria ka njoftuar ndarjen me trajnerin Leotrim Krasniqi, duke i shprehur mirënjohje për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës sa ishte pjesë e...

Lajmet e Fundit