7.8 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Teatrot e qyteteve të Kosovës do të bëhen me ligj të ri

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në një takim pune, drejtorët e Teatrove të qyteteve kryesore të Kosovës dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Teatrove të Kosovës.

Në këtë takim ministri diskutoi për situatën e tanishme të teatrove nëpër Kosovë dhe mundësinë e përmirësimit kushteve të tyre të punës dhe stabilitetit financiar të tyre. Ministri e përfaqësuesit biseduan edhe për hartimin e projektligjit për teatrot. Ministri Gashi i njoftoi ata se në këtë fazë MKRS-ja është duke e përgatitur koncept dokumentin i cili do të miratohet në Qeveri duke i hapur rrugën ligjit të ri, që sipas ministrit besohet se teatrot e qyteteve të Kosovës do të bëhen me ligj të ri në pjesën e parë të vitit 2019.

“Ndër të tjera, ligji do të parasheh rritjen e buxhetit dhe avantazhet tjera. Po ashtu, kjo politikë e re do të obligojë komunat dhe kryetarët e tyre që të ndajnë buxhet shtesë për teatrot dhe rritjen e numrit të stafit dhe futjen e tyre në lista të rregullta të pagave”, shpjegoi ministri, duke u zotuar se MKRS-ja do të punojë sa më shpejtë që është e mundur në hartimin e ligjit dhe duke përfshirë të gjitha palët e interesit. “Me miratimin e këtij ligji dhe zbatimin e tij, teatrot anekënd Kosovës do të stabilizohen dhe kjo drejtpërsëdrejti do të ndikojë në rritjen e aktiviteteve dhe vlerave artistike”, ka vlerësuar ministri Gashi.

Ndërkaq, përfaqësuesit e teatrove dhe sindikatës falënderuan ministrin për gatishmërinë e treguar dhe u shprehen se kjo nismë e MKRS-së është e mirëseardhur dhe konform kërkesave që ata kanë. Ata premtuan se do të angazhohen maksimalisht në bashkëpunim me MKRS-në që ligji në fjalë të jetësohet sa më shpejt

Më Shumë

Prokuroria nis hetimet ndaj anëtarëve të QNR-së në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetime me vetiniciativë lidhur me procesin e rinumërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash. Hetimet...

Turistët dalin jashtë hotelit në Prizren pas tërmetit

Pas tërmetit me magnitudë 4.8 që goditi rajonin juglindor të Kosovës më 10 shkurt 2026, turistët që ndodheshin në Prizren kanë dalë jashtë nga...

Lajmet e Fundit