LDK kërkon arsyen për anulimin e Festivalit “Zambaku i Prizrenit”

Edhe LDK kërkon arsyen e mosmbajtjes së Festivalit “Zambaku i Prizrenit”.

Shefi i Grupit të LDK-së, Haziz Hodaj, lidhur me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, pohon se është mirë që është kërkuar, por ata që kanë parashtruar këtë kërkesë do të kërkojnë sigurisht fakte.

“Ne do të kërkojmë arsye se pse nuk po organizohet ky festival. Ky vit është jubilar dhe ne jemi që të organizohet ky festival. Mirëpo, do të shohim se si do të rrjedhë seanca”, pohoi ai për “Kosova Sot”.

Ai pastaj tha se dëshirojnë që mos të këtë konotacion politik mosmbajtja e këtij festivale, por mbetet të shihet arsye e plotë.

“Ky festival mendoj se në këtë vit jubilar është dashur të mbahet”, është shprehur ai.

LDK në Prizren, është pjesë e Qeverisë së Haskukës.

Festivali “Zambaku i Prizrenit”, sivjet nuk do të mbahet.

AAK, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për këtë vendim të Drejtorisë së Kulturës në Prizren.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit