5.9 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

U përkujtua Remzi Ademaj

Me aktivitete të ndryshme, të mërkurën është përkujtuar heroi i Kosovës, Remzi Ademaj- komandant Petriti, në 20 vjetorin e rënies së tij heroike, në organizim të degës së OVL të UÇK-së në Prizren.

Aktivitetet si zakonisht kanë filluar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në të cilen moren pjesë familjarë, bashkëluftëtarë të dëshmorit, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të shumta.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se “heroi Remzi Ademaj, është ndër shembujt më të mirë , për të përçuar mesazh tek brezat e ardhshëm se si duhet kontribuar për lirinë e atdheut.

Sekretari i degës së OVL të UÇK-së, Isa Berisha, tha se, nderimi për jetën dhe veprën e komandant Petritit dhe shokëve të tij, të cilët u flijuan për çlirimin e Kosovës, duhet të na shërbejnë si frymëzim që të punojmë më tepër për të miren e vendit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, tha se në këtë përvjetor jubilar të rënies së Remzi Ademajt, është gjë e mirë që edhe institucionet shtetërore po i vlerësojnë si duhet atdhetarët e devotshëm që u flijuan për lirinë e shumëpritur.

Vëllau i komandant Petriti, Hamit Ademaj, tha se në këtë ditë të përkujtimit të familjarit të shtrenjtë që u flijua për çlirimin e vendit, familja me krenari e kujton atë dhe njëkohësisht falënderoi të gjithë ata që me pjesëmarrje po nderojnë figurat e shquara kombëtare, fal gjakut të të cilëve ne sot po jetojmë të lirë.

Pas Landovices, është vizituar edhe vendi i rënies së Remzi Ademajt në Nashec, janë vendosur buqeta lulesh në shtatoren e tij në qendër të Prizrenit, si dhe është mbajtur një akademi përkujtimore në shtëpinë e kulturës ” Xhemajli Berisha”./tvprizreni.info/

Më Shumë

Përfundon restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren

Ka përfunduar restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren, njofton ministria e Kulturës. “Restaurimi i plotë i këtij aseti kontribuon në mbrojtjen dhe promovimin...

Shkatërrohet laboratori i drogës në Prizren, Prokuroria kërkon paraburgim për të pandehurit

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve të zhvilluara, më 02.04.2026 kanë zhvilluar një...

Lajmet e Fundit