Greva e autobusëve në Prizren, shoqërohen në polici disa persona

Greva e operatorëve transportues të linjës Prizren-Prishtinë ka vazhduar edhe sot, madje disa prej grevistëve janë shoqëruar në polici.

Ata janë duke protestuar pasi që Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim që vetëm një operatori transportues t’i lejohet kalimi në autostradë.

Sami Gavazaj nga Shoqata e Transportuesve Privatë, Kosova e Lirë, ka thënë që nuk do ta ndërpresin grevën në rast se nuk arrihet marrëveshje me organet përkatëse.

“Na ka marrë policia në stacion. Kemi pasë një grevë të qetë, jemi ulur”, ka thënë Gavazaj për klankosova.tv.

“Ka pasë njerëz të arrestum në mëngjes”.

Ai po ashtu tha se disa përfaqësues të grevistëve kanë shkuar në mbledhje me Ministrinë e Transportit ashtu siç edhe ishte paraparë.

Në anën tjetër, nga Policia e Prizrenit është konfirmuar se disa nga grevistët janë dërguar në stacion policor për t’u intervistuar.

“Kam informata që janë marrë për intervistë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha./klan kosova/

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Lajmet e Fundit