10.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Hyseni: Vështirë t’i kthehet uniteti PDK-së

Hydajet HyseniZhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë shkaktuar tronditje në partinë që qeverisë vendin, veçanërisht pas deklarimeve të djeshme të nënkryetarit aktual të kësaj partie, Fatmir Limaj, i cili në vendlindjen e tij në Malishevë ka ftuar bashkëvendasit e tij që ta votojnë kandidatin e Iniciativës Qytetare e jo atë të PDK-së.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hydajet Hyseni në një prononcim për Telegrafin ka shprehur dyshimin e tij se PDK-së mund t’i rikthehet uniteti.

Ai sa i përket veprimeve të fundit të deputetit Fatmir Limajt dhe kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe ndarjes së PDK-së ka theksuar se “katundi që shihet digjet, nuk don kallauz”, duke lënë të kuptohet se tashmë gjërat në partinë më të madhe në vend janë të qarta.

Ndërsa, deputeti tjetër i PDK-së, Nait Hasani, emri i të cilit është përmendur se do t’i bashkohet iniciativës së Krasniqit dhe Limajt, nuk ka dashur që të prononcohet rreth këtyre zhvillimeve.

“Nuk kam dëshirë që t’i komentoj këto zhvillime”, ka thënë shkurt Hasani.

Më Shumë

Brezovica, Prevalla e Peja zonat e preferuara – Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën për 24 orë

Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve drejt Kosovës, ku destinacionet turistike dimërore po tërheqin gjithnjë e më shumë qytetarë.   Brezovica, Prevalla dhe...

Dislokimi i largpërçuesve në Prizren, punimet shtrihen drejt lagjes “Ortakoll”

Në Prizren po vazhdojnë punimet për dislokimin e largpërçuesve, në kuadër të projekteve për modernizimin e infrastrukturës energjetike të qytetit. Pas largimit të shtyllave...

Lajmet e Fundit