PDK-ja në Prizren uron besimtarët për Kurban Bajram

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, dega e PDK-së në Prizren, dhe kryetari i saj, Minir Krasniqi, uron të gjithë besimtarët e besimit Islam në Komunën e Prizrenit, me urimet më të përzemërta që ditët që do vijnë, të na gjejnë të bashkuar rreth sfidave, por edhe për sukseset tona të përbashkëta.

“Festa e Kurban Bajramit, përçon kultivimin e gjithëhershëm të dy dimensioneve, atë hyjnor dhe human”, thuhet në urim përcjell PrizrenPress.

“Përkushtimet tona të përbashkëta shoqërore, do jenë të vazhdueshme në krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe mirëqenie, për të gjithë qytetarët e komunës sonë”.

“Festa e Kurban Bajramit, është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Krijuesit tonë, dhe koha e përkushtimit të gjithëmbarshëm për afrim mes njerëzve”.

“Urime!”

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Lajmet e Fundit