11.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Prizreni miraton projektbuxhetin për 2014-2016

Prizren-Asambleja komunale

(E plotësuar) Komuna e Prizrenit ka miratuar sot projektbuxhetin  për vitin 2014-2016. Edhe në seancën e sotme ka pasur kritika për mënyrën e shpërndarjes së investimeve për vitet e ardhshme. Pavarësisht kritikave, Kuvendi me shumicë votash ka miratuar projekt buxhetin për vitin 2014-2016.

A do të dështojë edhe sot “Qeveria Muja”?

Komuna e Prizrenit do të tentojë edhe sot që të miratojë projektbuxhetin komunal për vitin 2014-2016.Seanca e Kuvendit në të cilën do të debatohet për buxhetin mbahet në ora 10:00.

Komuna e Prizrenit nuk ka mundur të votojë javën e kaluar projektbuxhetin për vitin 2014-2016. Në votimin e parë 23 këshilltarë kanë votuar kundër, 15 këshilltarë kanë votuar pro projektbuxhetit dhe një ka abstenuar.

Kryesusi i Kuvendit Komunal, Nijazi Kryeziu ka ripërsërit edhe një herë votimin pasi që është arsyetuar se teknika nuk ishte mirë.Në votimin e dytë me 18 vota kundër dhe 16 pro nuk ka arritur sërish që të kalojë projektbuxheti .

Këshilltarët e PDK-së kanë akuzuar partënerët e tyre për votim joparimor , ndërsa këshilltarët e AAK-së iu kanë përgjigjur duke theksuar se PDK-ja nuk është konsultuar me aleatët gjatë hartimit të propozimit të buxhetit.
Ndërkaq, opozita ka akuzuar pushtetin se nuk kanë realizuar asnjë projekt kapital. “Asnjë projekt kapital që është premtuar nga kjo qeveri nuk është realizuar. Janë asfaltu disa rrugë e rrugica sa për t’ia marrë votën qytetarëve”, ka thënë shefi i GP të LDK-së Haziz Hodaj./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Arrestohet burri në Malishevë për dhunë në familje, policia i gjen edhe një armë

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 1 majit. Rasti është raportuar se ka ndodhur në Malishevë...

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

Lajmet e Fundit